Arbëri

Paralajmërimet për nëntor jo të qetë në veri, KFOR-i gati për intervenim

 

Në Kosovë është shprehur drojë se situata e sigurisë mund të përshkallëzojë kur në fund të muajit të skadojë afati për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS. Megjithëkëtë, njohës të sigurisë kanë thënë se Qeveria nuk duhet të tërhiqet nga vendimi për targat. E në NATO kanë shprehur gatishmëri për intervenim, në rast se tensionet rriten në veri

Ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues ushtarakë nuk e përjashtojnë mundësinë që situata e sigurisë të përkeqësohet në veri, pas përfundimit të afatit dymujor, brenda të cilit duhet të bëhet konvertimi i targave ilegale serbe në ato RKS.

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë, Kadri Kastrati, ka kërkuar nga institucionet që të jenë vigjilente në mënyrë që përshkallëzimi eventual të evitohet.