Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka thënë se 30 për qind e bizneseve rrezikojnë të mbyllen për shkak të krizës së çmimeve dhe paralajmërimeve për mungesë të energjisë gjatë dimrit.
Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva në me takim kryetarët e Njësive Rajonale ka diskutuar për problematikat me të cilat po ballafaqohen bizneset në tërë Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryetarët e Njësive Rajonale janë shprehur shumë të shqetësuar për gjendjen aktuale me të cilën po përballen bizneset e sidomos me ngritjen e çmimeve duke e argumentuar këtë me faktin se nga janari kosto e mallit është ngritur 42% e duke ia shtuar kësaj edhe problemet me të cilat bizneset do të ballafaqohen gjatë dimrit për shkak të paralajmërimeve për krizë energjetike. Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar që na pret një dimër i vështirë prandaj OHTK kërkon që të gjendet mënyra që këto biznese të ndihmohen përndryshe së paku 30% e tyre rrezikojnë të mbyllen”, thuhet në njoftim.
Oda thotë se Qeveria në vend që të marrë vendime që e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e bizneseve, duhet që së bashku me OHTK-në dhe Odat tjera të gjejë mënyra për përkrahjen e tyre që të mbijetojnë.