Arbëri

Studiuesi serb: Serbia po e humb mbështetjen ruse për Kosovën

 

Milosh Pavkoviq nga Qendra për Politika Evropiane me bazë në Beograd, ka deklaruar për seksionin serb të Zërit të Amerikës se bashkimi i katër provincave ukrainase me Rusinë dhe krahasimi i këtyre rasteve me atë të Kosovës nga ana e presidentit rus, Vladimir Putin, flet se “Serbia më nuk mund të llogarisë në mbështetjen e pakushtëzuar të Rusisë. Sepse Rusia, megjithatë i vu interesat e veta të zgjerimit të territorit përpara interesave të mbrojtjes së integritetit territorial të Serbisë”, tha Pavkoviq transmeton "kdpolitik". 

Edhe vet presidenti rus, Vladimir Putin, muajt ​​e fundit ka bërë deklarata në të cilat krahason rastet e Kosovës dhe Ukrainës, por në fund të shtatorit doli dokumenti i parë zyrtar në të cilin Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë shpjegon dhe arsyeton bashkimin e katër rajoneve të Ukrainës me Rusinë, duke iu referuar të drejtës ndërkombëtare sipas shembullit të Kosovës.