Arbëri

MASHTI publikon kalendarin e ri të vitit shkollor, do të zëvendësohen ditët e humbura

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar vendimin për të ndryshuar kalendarin e vitit shkollor 2022-22.

Kalendari i ri është bërë për të zëvendësuar 22 ditët e mësimit që u humbën në shtator shkaku i grevës.

Sipas vendimit të Ministrisë do të punohet edhe ditëve të shtune për arsim parafillor, nga klasët 1 deri 8. Në tetor do të punohet në tri të shtune: 15, 22 dhe 29 tetor.

Në nëntor do të punohet dy të shtune: 12 dhe 26 nëntor. Në dhjetor do të punohet dy të shtune: 10 dhe 24 dhjetor: Ndërsa në janar një e shtune: 14 janar.

Ndërkohë gjysmëvjetori i parë do të përfundojë më datën 27 janar në gjithë arsimin parauniversitar. E pushimi dimëror nis nga 30 janar deri më 3 shkurt. Gjysmëvjetori i dytë fillon më 6 shkurt. Po ashtu është planifikuar mësim edhe në pesë ditët e pushimit pranveror. 

E përfundimi i vitit do të jetë për maturantët më 5 qershor, për klasët nga ajo e 9-të deri 11-të me 27 qershor. Dhe klasët nga 1 deri 8 më 30 qershor.

MASHTI ka thënë se zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga inspektorët. 

"Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 janë të obliguara që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit të përcaktuara më UA-05/2022. Institucionet e arsimit parauniversitar të cilat kanë filluar mësimin më 1 shtator, vazhdojnë punën sipas UA-05/2022. Mësimdhënësit të cilët kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022 obligohen që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës në mënyrë që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më datën 06.02.2023. Institucionet e arsimit parauniversitar duhet të njoftojnë DKA-të për planifikimin e ditëve të mësimit. Zbatimin e këtij vendimi do ta mbikqyrë Inspektorati i arsimit", thuhet nga MASHTI. 

Tetë ( 8 ) ditë të mësimit të pambajtura për parafillore dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:

-Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;

-Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;

-Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;

-Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023.

MASHTI njofton se gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të përfundojë më datë 27.01.2023. Ndërkaq, pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar do të fillojë më datë 30.01.2023 dhe do të mbarojë më 03.02.2023.

Gjysmëvjetori i dytë fillon me datë 06.02.2023. Në pesë ditë të planifikuara të pushimit pranveror sipas UA-05/2022, do të mbahet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Përfundimi i gjysmëvjetorit të dytë do të jetë si në vijim:

-Për klasën e 12-të (maturantë) përfundon më datë 05.06.2023;

-Për klasat 9,10 dhe 11 përfundon me datë 27.06.2023;

-Për parafillor dhe klasat 1-8 përfundon më datë 30.06.2023

Institucionet e arsimit parauniversitar, të cilat kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022, janë të obliguara që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit të përcaktuara më UA-05/2022.

Institucionet e arsimit parauniversitar, të cilat kanë filluar mësimin më 1 shtator, vazhdojnë punën sipas UA-05/2022.

Mësimdhënësit, të cilët kanë filluar mësimin para datës 03.10.2022, obligohen që të bëjnë planifikimin dhe realizimin e ditëve të mësimit në bashkëpunim me drejtorinë e shkollës, në mënyrë që gjysmëvjetori i dytë të fillojë më datën 06.02.2023.

Institucionet e arsimit parauniversitar duhet të njoftojnë DKA-të për planifikimin e ditëve të mësimit.

Zbatimin e këtij vendimi do ta mbikqyrë Inspektorati i arsimit.

Vendimi i MASHTI-t: