Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krasniqi: Qeveria për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokëulur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka mirëpritur fillimin e vitit të ri shkollor më 3 tetor, pas vendimit të SBASHK-ut për suspendimin e grevës.

Ai në një postim të dielën në Facebook ka shprehur shqetësimin e tij mbi trajtimin që Qeveria e Kosovës po ua bën mësimdhënësve, teksa ka kërkuar plotësimin sa më të shpejtë të kërkesave të tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në kohën kur nxënësit do të shkojnë kokëlartë në shkollë, Qeveria e Kosovës, përmes sulmeve të shumta, për herë të parë bëri që mësimdhënësit të fillojnë vitin shkollor kokulur, të fyer e të lënduar. Megjithatë, duhet ta rikujtojmë se, përtej propagandës, mësimdhënësit mbeten një ndër kategoritë më të respektuara të shoqërisë sonë. Por, ata meritojnë edhe trajtim të drejtë që e ruan dinjitetin e tyre. Prandaj, kërkesat e tyre, me apo pa grevë, duhet të adresohen dhe të plotësohen sa më shpejt”, ka shkruar ai.

SBASHK-u të shtunën ka dalë me vendim për suspendimin e grevës deri në janar, duke thënë se vazhdon të qëndrojë prapa kërkesës për 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Po ashtu është bërë e ditur se orët e humbura nuk do të kompensohen. Ndërsa ndryshim të kalendarit të Vitit Shkollor ka paralajmëruar ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci, duke thënë se të hënën, kur edhe nis viti i ri shkollor, do të formohet grupi punues për rishikimin e udhëzimit administrativ.

Greva në arsim ka zgjatur pesë javë dhe ajo u ndërpre pasi SBASHK-u mori mendimin e anëtarësisë së saj.