Arbëri

Mungesa e njohjeve – ekspertët thonë se diplomacia kosovare ka dështuar

 

Viti 2022 është njëri nga vitet që Kosova nuk ka siguruar asnjë njohje. E kjo po konsiderohet edhe si ngecje në punën e diplomacisë kosovare, si pasojë e të cilës nuk po arrihet të sigurohen njohje të reja, nga vendet që ende nuk kanë bërë një gjë të tillë, raporton Ekonomia Online.

Njohësit e këtyre proceseve, thonë për Ekonomia Online, se institucionet kosovare kanë dështuar në këtë aspekt.