Arbëri

Hill: S’ka analogji me Ukrainën, Putinit s’i intereson Kosova

 

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se nuk ekziston asnjë analogji mes situatës së luftës së Kosovës para 23 vjetësh dhe asaj të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Madje, sipas tij, presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, as që i intereson Kosova, pavarësisht që e ka përmendur disa herë.

“Ne nuk konsiderojmë se situata në Kosovë, para 23 vjetësh, ka ndonjë ngjashmëri me agresionin e armatosur dhe pushtimin tokësor të Rusisë, sulmeve të armatosura në ndërtesat e banueshme ku jetojnë civilët. Nuk shohim asnjë analogji mes dy situatave”, ka shpjeguar Hilli për televizionin serb “Nova S”.