Arbëri

Emërohet një tjetër zëvendësministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër Vokrrin zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, është bërë e ditur në një njoftim të Qeverisë të shtunën në mbrëmje.

Arbër Vokrri është asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

“Kryeministri Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.