Arbëri

Osmani, pasi Putini aneksoi një pjesë të Ukrainës: Rusia dhe satelitët e saj duhet të ndalen

Vjosa Osmani
 

Rusia dhe satelitët e saj janë kërcënuesit më të mëdhenj të paqes dhe duhet të ndalen, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pak orë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e shpalli aneksimin e një pjese të territorit të Ukrainës.

“Grabitja e paligjshme e territorit të Ukrainës, bazuar në “referendumet” e turpshme dhe përdorimi i forcës është një shkelje e plotë e së drejtës ndërkombëtare. Rusia dhe satelitët e saj janë kërcënimi më i madh për paqen dhe duhet të ndalen e të sanksionohen edhe më shumë”, ka shkruar Osmani në Twitter.