Arbëri

Regjistrimi i popullsisë nga 1 shtatori deri më 16 tetor 2023

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten vendimin që regjistrimi i popullsisë të bëhet nga 1 shtatori deri më 16 tetor të vitit 2023.

Regjistrimi i popullsisë ishte planifikuar të bëhet në vitin 2021. Por u shty për dy vjet.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë u bë në vitin 2011.

Nga ky proces, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë. Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë (Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut), pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.