Arbëri

Bajrami kërkon që “i gjithë shteti të çohet në këmbë” për zhdukjen e dy vajzave në Pejë

 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar që “i gjithë shteti të çohet në këmbë” derisa të gjenden dy vajzat e zhdukura në Pejë.

E.B., 19-vjeçare, nga fshati Qyshk, dhe L.N., 18-vjeçare, nga fshati Treboviç i Komunës së Pejës janë raportuar të zhdukura nga familjarët të premten e 23 shtatorit. Që atëherë, nuk ka ndonjë informacion në lidhje me fatin e tyre.