Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për bashkë-zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se deklarata është nënshkruar gjatë vizitës së tij në këtë shtet, ku është pritur nga ministri i Forcave të Armatosura dhe Veteranëve, James Heappey.
“Në kuadër të këtij bashkëpunimi është nënshkruar deklaratë e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkë-zbarkimin e FSK-së me Ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake. Gjithashtu, gjatë takimit, ministri Mehaj ofroi mbështetje me të gjitha kapacitetet në kuadër të përpjekjes për të ndihmuar Qeverinë dhe popullin e Ukrainës si dhe ritheksoi qëndrimet tona kundër agresionit rus në Ukrainë. Deklarata e përbashkët për bashkë-zbarkim është e arritur shumë e madhe e Republikës së Kosovës e cila rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona”, ka shkruar Mehaj.