Arbëri

Shqipëria tërhiqet nga vendimi për shtrenjtim të energjisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të premten se ka tërhequr vendimin e Qeverisë së tij për rritjen e çmimit të energjisë nga 1 tetori për konsumatorët familjarë.

Vendimi synonte që çdo familje që konsumon mbi 800 kWh të paguante katërfish më shtrenjtë faturën e energjisë sesa çmimi aktual.

Megjithatë, Rama ka thënë se për shkak të kushteve meteorologjike ky vendim nuk do të ekzekutohet nga 1 tetori. 

Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se rritja e nivelit të baseneve në hidrocentrale, por edhe fillimi i qasjes pozitive të abonentëve familjarë për të kursyer energjinë, ndikuan në këtë vendim të Qeverisë. 

Ai ka bërë thirrje që të ketë kursim sa më të madh të energjisë, në mënyrë që të kalohet ky dimër pa ndonjë kufizim.