Arbëri

Murati: Kosova po e tejkalon më së liri në rajon krizën me energji elektrike

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se si shtet është fat i madh, që po tejkalohet më së liri dhe lehti në rajon kjo krizë me energji elektrike.

Gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për krizën e energjisë, Murati ka thënë se të gjitha shtetet tjera fqinjë, kanë ndarë buxhetin më të lartë për këtë çështje.

Ai ka shtuar se në vend kanë arritur të mbajnë tarfiat më të ulëta se shtetet tjera./ksp