Arbëri

Selmanaj pas raportimeve se një metër dru kushton 100 euro: A ka Qeveri ky vend?

Të premten u raportua se një metër dru po shitet nga 70 deri në 100 euro. Një çmim i tillë, sipas blerësve, nuk mbahet mend ndonjëherë. Kjo ka nxitur reagime nga opozita.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka pyetur nëse ky vend ka një Qeveri që kujdeset për qytetarët e vet.

“E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona… Turpi i tyre nuk paska fund”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.