Arbëri

Konkurs për trajnim dhe mundësi punësimi në KOHA

Për të aplikuar, mjafton të dëshirosh të jesh gazetare/gazetar.

Nuk ka rëndësi cilin fakultet e ke kryer, nëse ende je duke studiuar apo e ke kryer shkollën e mesme.

Kandidatët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen trajnimit intensiv të ndarë në disa module dhe të udhëhequr nga redaktorët e gazetarët më me përvojë të gazetës, televizionit e portalit. Do të ketë edhe ligjërues me ekspertizë në vetërregullimin dhe rregullimin e mediave. Trajnimi do të zhvillohet krahas testimit me punë në terren.

Kalimi me sukses i kësaj faze nënkupton nisjen e periudhës së punës praktike në KOHA me mundësi punësimi.

KOHA dhe kandidatët e përzgjedhur në këtë konkurs do të nënshkruajnë kontratë para fillimit të trajnimit.

CV-ja dhe një letër motivimi të shkruara enkas për këtë konkurs, të dërgohen në [email protected]

Njohja e gjuhës angleze është përparësi.

Afati i aplikimit deri më 10 tetor 2022.