Arbëri

Lideri i tregut botëror “IWG” zgjerohet në Ballkanin Perëndimor

Descriptive Text

Puna hibride është në rritje - patundshmëria e së sotmes është vend pune i së nesërmes.

Tetë milionë njerëz në më shumë se 120 vende po e shijojnë punën hibride në hapësirat moderne dhe të pajisura teknikisht falë IWG - dhe ky trend nuk ka ndërmend të ndalet. Hulumtimet na tregojnë se 63% e kompanive me rritje më të shpejtë e kanë kuptuar tashmë potencialin dhe kanë zbatuar këtë model bashkëkohor të punës. Nga kjo përfitojnë punonjësit, ekonomia dhe mjedisi. IWG-ja tani po synon të zgjerojë modelin e punës së së ardhmes në Ballkanin Perëndimor, treg i cili ka potencial të madh. Lideri botëror në ofrimin e mundësive të hapësirës së punës është në kërkim të patundshmërive, si dhe partnerëve të franshizës për ta arritur këtë dhe ka me vete disa brende, duke përfshirë Regus dhe Spaces që i përshtaten çdo lloji të punëtorit hibrid.

Image

Rritja e kërkesës për zgjidhje hibride të hapësirës së punës tërheq më shumë oferta

Tridhjetë vjet më parë, Mark Dixon themeloi IWG-në, kompani e cila tani është aq e suksesshme në mbarë botën saqë e “hoqi nga loja” modelin tipik të orarit të punës "nga 9 deri në 5". Pronat me pozicione të mira në mbarë botën tani po shëndrrohen në vende pune hibride. Dëshira për t'i ulur kostot dhe për t'u bërë më të qëndrueshëm po bën që kërkesa për zgjidhje hibride të punës të rritet në qiell - veçanërisht tek kompanitë në Ballkanin Perëndimor. Këtë trend e ka njohur edhe lideri i tregut botëror dhe ka vendosur të zgjerojë rrjetin e tij. Rreth 1000 vende të reja në mbarë botën janë planifikuar për vitin e ardhshëm - dhe asnjë qytet nuk do të neglizhohet. Kjo u jep kompanive fleksibilitetin financiar që të investojnë tek punonjësit e tyre dhe rritjen e biznesit, në vend se të invenstojnë në objektet ku ata punojnë.

Kompanitë e së sotmes dëgjojnë punonjësit e së nesërmes

Si rezultate pozitive nga kjo kemi punonjës më të shëndetshëm, më të balancuar dhe më produktivë. Më shumë se tre të katërtat e 28,000 punonjësve të Cisco-s të anketuar në studimin1 e tyre botëror konfirmuan një efekt pozitiv në mirëqenien e tyre emocionale, financiare, mendore, fizike dhe sociale. Në një kohë kur pasja e një ekuilibri punë-jetë është një nga aspiratat më të spikatura të shoqërisë dhe luan një rol të madh në zgjedhjen e një pune, shumë punonjës marrin parasysh distancën e vendit të tyre të punës dhe shtëpisë. 64% e të anketuarve theksojnë se kanë kursyer rreth katër orë në javë duke reduktuar kohën e udhëtimit. Si rezultat, punonjësit mund të kursejnë mesatarisht 8,000 dollarë në vit, kryesisht në karburant dhe ushqim. Kompanitë gjithashtu mund të kursejnë deri në 11,000 dollarë për punonjës. Shumica e të anketuarve, rreth 91%, deklarojnë se në të ardhmen do të zgjedhin përdorimin e punës hibride ose në distancë. Megjithatë, një e katërta e tyre dyshojnë se kompania e tyre aktuale është e pajisur mirë për punë hibride.

Zgjidhjet fleksibile me fitim të madh

Popullsia punëtore është në gjendje të qëndrojë afër shtëpive të tyre, duke mbështetur kështu bizneset lokale – madje edhe në vende ku nuk ka ndërtesa të shtrenjta komerciale. Rrethinat do të bëheshin më të gjalla – duke ofruar më shumë mundësi për komunitetet lokale dhe bizneset e shërbimeve për të ndihmuar në ribalancimin e ekonomisë.

Ulja e udhëtimit për në punë është masa më e madhe që kompanitë dhe punonjësit e tyre mund të marrin për të ulur ndikimin e tyre mjedisor. Ekspertët kanë llogaritur se çdo shofer makine prodhon rreth 3.2 ton CO2 çdo vit. Ky potencial i madh kursimi do të rritet më tej me ndërlidhje shtesë të IWG dhe partnerëve të tyre. “E ardhmja e punës është tashmë këtu. Dhe vetëm do të përmirësohet”, thotë Mark Dixon.

Investitorët dhe partnerët e franshizës të interesuar mund të gjejnë informata të mëtejshme këtu: Franchise Opportunities in Flexible Workspace | IWG (iwgplc.com)

https://www.cisco.com/c/m/en_us/solutions/global-hybrid-work-study.html#blade-hero

Rreth IWG PLC

IWG-ja po udhëheq revolucionin në hapësira të punës. Kompanitë tona po ndihmojnë miliona njerëz dhe bizneset e tyre që të punojnë në mënyrë më produktive. Këtë gjë e bëjmë duke ofruar një zgjedhje të hapësirave të punës, komuniteteve dhe shërbimeve profesionale, frymëzuese dhe bashkëpunuese.

Dixhitalizimi dhe teknologjitë e reja po transformojnë botën e punës. Njerëzit duan përfitimet personale të produktivitetit të jetesës dhe punës ashtu siç duan dhe aty ku duan. Bizneset duan përfitime financiare dhe strategjike. Klientët tanë janë sipërmarrje të reja, ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe shumëkombëshe të mëdha. Me qëllime unike biznesi, njerëz dhe aspirata. Ata duan që hapësirat e punës dhe komunitetet të përputhen me nevojat e tyre. Ata duan zgjedhje.

Nëpërmjet kompanive tona ne ofrojmë atë zgjedhje dhe i shërbejmë të gjithë botës së punës: Regus, Spaces, No18, Basepoint, Open Office dhe Signature. Ne krijojmë vlera personale, financiare dhe strategjike për bizneset e çdo madhësie. Nga disa nga kompanitë dhe organizatat më ngazëllyese në planet, deri tek individët dhe gjenerata e ardhshme e liderëve të industrisë. Të gjithë ata përdorin fuqinë e punës fleksibël për të rritur produktivitetin, efikasitetin, shkathtësinë dhe afërsinë e tregut.

Na bashkohuni në www.iwgplc.com

*Artikull i sponsorizuar