Arbëri

Kurti: Sfidë mbetet promovimi për parandalimin e sëmundjeve kronike

 

Në konferencën e tretë rajonale për promovim dhe edukim shëndetësor me temën “Mjediset e shëndetshme” u theksua se përmes promovimit dhe edukimit të shëndetshëm sigurohet mbrojtja shëndetësore e qytetarëve.

Krahas shumë profesionistëve shëndetësor e akterëve relevantë në fushën e shëndetësisë, i pranishëm në këtë konferencë ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili u shpreh se Kosova ka treguar sukses në ballafaqimin me pandeminë COVID-19 fal promovimit dhe edukimit shëndetësor.