Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur të mërkurën përmes një postimi në Facebook, se janë nënshkruar kontratat për ndërtimin e pesë çerdheve të reja publike në Kosovë.
Sipas njoftimit të saj, çerdhet e reja do të ndërtohen në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Kamenicë dhe Gjilan.
Ka shtuar se ndërtimi i tyre pritet të fillojë javën e ardhshme.
“Si Ministri e Arsimit jemi në kontakt edhe me komunat tjera për evidentimin e hapësirave për ndërtimin e çerdheve të reja. Ndërkohë, në Junik një objekt i shkollës është duke u renovuar dhe do të shndërrohet në çerdhe. Kurse edhe 4 objekte tjera si në Banjë të Malishevës, në Korenicë të Gjakovës, në Muzeqinë të Shtimës si dhe në Babush të Ferizajt janë në procedurë të tenderimit për t’u shndërruar në çerdhe”, ka shkruar Nagavci.
-
Nagavci kërkon bashkëpunim nga komunat në ndërtimin e çerdheve të reja
-
Nagavci për premtimin e madh parazgjedhor për çerdhet fajëson edhe komunat
-
MASHTI dështon në realizimin e premtimit për çerdhe, 1.3 milionë euro shkojnë për projekte të tjera
-
Për dy vjet u ndërtuan 4 çerdhe, e për dy të tjerë Ministria synon 156
-
Nagavci: Do të ndërtojmë çerdhe të parafabrikuara, mund të lëvizin sipas nevojës së popullsisë