Arbëri

Partnerët ndërkombëtarë premtojnë vazhdim të mbështetjes për FSK-në

Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë organizuar konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”.

Shefi i shtabit të KFOR-it, John Boziceviq, ka thënë se në të kaluarën KFOR-i ka ndihmuar personelin mjekësor të FSK-së, se ka bërë ushtrime edhe në aviacion, duke shtuar se në të ardhmen do të gjejnë forma të tjera të bashkëpunimit për paqe dhe prosperitet.

"Faleminderit për punën që kemi bërë së bashku në veçanti në fushën e deminimit, rendit publik dhe katastrofat humanitare”, ka thënë ai.

Drejtor i NALT-it, Joachim Hoppe ka thënë se ky ekip këshillues dhe ndërlidhës i NATOS dhe është i gatshëm për të ndihmuar zhvillimin e mëtutjeshëm të FSK-së në edukim dhe trajnim.

“Ne tani jemi të angazhuar në këshillimin dhe zhvillimin e FSK-së në lidershipin e personelit dhe me qëllim të përmbushjes së misionit tonë ne kemi arritur funksionimin e tërthorët në procese të rëndësishme. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me FSK-në. Ne po ashtu duhet gjithmonë të jemi vetëkritik dhe e dimë që ka një rrugë të gjatë përpara për t’i arritur qëllimet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se bashkëpunimi bilateral është i rëndësishëm për Kosovën.

Ka shtuar se do të bëhet një punë e madhe dhe sipas tij, do të vazhdohet edhe në baza ditore.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott ka thënë se FSK-ja është trajnuar në Britani dhe ka arritur suksese.

Ka shtuar se do të mbeten të përkushtuar sa i përket kapaciteteve të inteligjencës.

“Puna ndërlidhëse mes FSK-së është diçka shumë taktike dhe operacionale. Gjithashtu tre doktorë të FSK-së kanë kryer kurse të shkurtra sa kanë qenë pjesë të akademisë. Do të vazhdojmë të mbështesim kapacitet e zbulimit gjithashtu programin e mbështetjes në fazën e trajnimeve”, ka thënë ai.