Arbëri

Kurti si kandidat i vetëm, edhe një mandat në krye të VV-së

Foto: KOHA
 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë edhe një mandat në krye të kësaj partie.

Në zgjedhjet e brendshme që u mbajtën të dielën, Kurti, si kandidat i vetëm në garë, mori 98 për qind të vota. Sipas VV-së, kundër Kurtit votuan 0.89 për qind, ndërsa 0.51 për qind abstenuan.