Arbëri

Ligji për pagat mund të përfundojë në Kushtetuese

 

Disa zyrtarë publikë do të pësojnë ulje të pagave e disa rritje, me futjen në fuqi të Ligjit për pagat. Projektligji është në konsultim publik dhe duhet të kalojë disa faza deri në kthimin e tij në ligj. E në momentin që bëhet ligj, mund të shkojë në Kushtetuese dhe të mos kalojë filtrat e saj “për diskriminim të disa kategorive”

Drafti i Projektligjit për pagat po vlerësohet me disa mangësi, për të cilat nëse dërgohet në Kushtetuese, mund të mos i kalojë filtrat e saj. Kështu vlerësojnë njohës të drejtësisë e të ekonomisë, të cilët kanë gjetur se disa kategori mund të jenë diskriminuar e mosvlerësuar siç duhet.

Rreth 120 euro pritet të jetë vlera monetare e një koeficienti të pagave të zyrtarëve publikë, sipas burimeve të KOHËS brenda Qeverisë së Kosovës.