Arbëri

Çitaku i reagon Kurtit, pasi sindikalistët i quajti të PAN-it

Nenkryetarja e PDK-se, Vlora Citaku
 

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se sindikalistët janë të PAN-it.

Kurti në një prononcim për media sot, pasi votoi në zgjedhjet e Lëvizjes Vetëvendosje, tha se “sindikalistëve të PAN-it iu ka ndaluar ora në vitin 2017”.