Arbëri

Sadiku: Në Mitrovicën e Veriut ka siguri, politika ta ndalë retorikën nxitëse

Foto: Arkiv
 

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, ka thënë se në terren në këtë komunë ka siguri dhe normaliteti nuk është larg, por, sipas tij, është politika që me retorikën e saj po shkakton kokëçarje te banorët.

Në Interaktiv të KTV-së, Sadiku është shprehur optimist se marrëveshja finale Kosovë-Serbi është afër. Sipas tij, tashmë në këtë drejtim “po luhen minutat e fundit”.