Arbëri

Presidentja Osmani fotografohet me Bidenin: Miqësi e përhershme me SHBA-në

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë realizuar të enjten fotografi të përbashkët me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, dhe Zonjën e Parë, Jill Biden.

Osmani e ka publikuar fotografinë në Facebook, derisa krahas saj ka shkruar se miqësia me SHBA-në vazhdon të jetë e palëkundur.