Protesta para MPJ-së, organizatorët: Disa protestues po ikin për shkak të frikës

Protesta para MPJ-së, organizatorët: Disa protestues po ikin për shkak të frikës
Organizatorët e protestës para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë thënë se ajo çfarë po ndodh në këtë dikaster tregohet më së miri se si disa protestues u larguan për shkak të frikës.
Sipas organizatorëve, në këtë ministri po ndodhin zhvillime si asnjëherë më parë.
“Kemi dalë të shprehim pakënaqësinë, indinjatën me zhvillimet e fundit në këtë Ministri. Kjo protestë është akt publik dhe do të jetë i vazhdueshëm për vendimet arbitrare të kësaj ministrie. Ajo që po ndodh sot në këtë ministri është e paprecedentë. S’ka ndodh asnjëherë në të kaluarën një gjë e tillë. Të gjithë jemi dëshmitarë të një presioni ndaj të gjithë zyrtarëve tanë. I pamë disa kolegë se si ikën nga protesta për shkak të frikës. Kjo mënyrë e të funksionarit ndaj zyrtarëve bie ndesh me Kushtetutën”, ka thënë një nga organizatorët.
Nis protesta para Ministrisë së Jashtme
Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm ka nisur të enjten protestën e qetë para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, lidhur me gjendjen në këtë dikaster.
Sipas njoftimit të SHSASHJ-së, përmes kësaj proteste do të bëhen 14 kërkesa.
1. Që menjëherë të kthehet rendi Kushtetues dhe ligjshmëria e përligjur në Shërbimin e Jashtëm;
2. Të ndërpritet sulmi kundër aktivitetit sindikal, gjegjësisht kryetarit te Shoqatës, Agron Maloku, dhe kthimi i tij ne MPJD;
3. Të shfuqizohet menjëherë nga Qeveria e Republikës së Kosovës Rregullorja 1/2022 mbi Riorganizimin dhe Sistematizimin ne MPJD. Fillimisht të bëhen ndryshimet ligjore pastaj të funksionalizohen aktet nënligjore.
4. Të vendosen në pozita udheheqëse të Sekretarit dhe të tjerët sipas ligjit dhe hierarkisë së administratës.(Të largohen menjëherë nga detyrat diletantët dhe Klika menaxhuese e vendosur me vendime të jashtligjshme: Behar Isma me koeficientin 9 e që ushtorn detyrën e zv. SP me diktate dhe arbitraritet të paligjshëm; Vigan Berisha bashkëpjesmarrës në paligjshmëri; Ragip Zejnullhu…. dhe të ndërmerren masat disciplinore dhe mjete juridiko-gjyqësore për shkeljet e vazhdueshme ligjore që janë duke i bërë;)
5. Të nderpritet hakmarrja ndaj sindikates dhe kryetarit te saj menjehere ne pajtim me ligjin per organizimin sindikal.
6. Të shfuqizohen të gjitha vendimet arbitrare që kanë shkaktuar largimin e kolegëve nga puna dhe të mos merren vendime për largimin nga puna pa vendim të gjykatëes.
7. Të aplikohet sistemimi adekuat i kolegëve me përvojë dhe me grada diplomatike;
8. Të ndërpritet përndjekja dhe segregacioni i diplomatëve dhe zyrtëve me përvojë të gjatë diplomatike, mbi baza administrative, gjinore dhe etnike, e që e tërë kjo prapavij të diferencimit adminostrativo-politik;
9. Te nderpriten konkurset e shpallura ne menyre kunder ligjore (i jashtem dhe levizje paralele).
10. Të ndërpritet përndjekja dhe diskriminimi i diplomatëve nëpër komisione të kurdisura;
11. Të ketë trajtim meritorë sipas praktikave të mira ndërkombëtare të zyrtarëve diplomatik në MPJD në Ligjin për Pagat;
12. Të përmirësohen kushtet e punës në hapësirat e MPJD-së dhe te drejtat tjera te zyrtareve dhe diplomateve ne MPJD.
13. Gradimet selektive, privilegjuese dhe diskriminuese
14. Nxjerrja e aktemerimeve ne menyre selektive dhe mohimi per nje pjese te nëpunësve civil
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Michel: Mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen
Gërvalla: Eurodeputetët me kërkesë të qartë – pasoja për agresionin e Vuçiqit

Perteshi: Pas sulmit në Banjskë të gjitha kërkesat e Beogradit në dialog bien, edhe Asociacioni

Kryetari i Preshevës i dërgon letër Kurtit, i bën thirrje ta vazhdojë dialogun

Sveçla: Arrestimi i Radoiçiqit një veprim simbolik, Vuçiqi i përfshirë në çdo gjë

Politikani serb thotë se pas sulmit në veri qëndron Vuçiqi

Surroi: Qëllimi i grupit terrorist, krijimi i veriut si entitet i veçantë

Rama sërish bën thirrje që KFOR-i ta kontrollojë veriun: Kosova është pikë e nxehtë

Rumania do të sjellë trupa shtesë në Kosovë

Hill: Tërheqja e trupave e arrestimi i Radoiçiq hap i mirë, duhet zgjidhje politike

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar t'i tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
