Arbëri

Ministri Peci premton kompensim për fermerët që u dëmtuan nga vërshimet

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar Komunën e Gjakovës të dielën, për të parë nga afër dëmet që u shkaktuan nga vërshimet e të shtunës.

Ministri ka premtuar se do të kompensohen fermerët që janë dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore. Ai ka thënë se dëmet do të kompensohen pas raporteve që do të pranojnë nga drejtoritë komunale për bujqësi.

“Si Ministri, edhe këtë vit do realizojmë kompensimin e dëmeve në bujqësi. Këto dëme do të kompensohen pas vlerësimit të raporteve që do t’i sjellin drejtoritë komunale për bujqësi. Ne kemi të themeluar Komisionin për Dëme në Bujqësi i cili do të bëjë analizimin dhe vlerësimin e raporteve që vijnë nga Drejtoritë përkatëse. Muaji nëntor do të jetë muaji ku edhe do të fillojnë ekzekutimi i pagesave për dëmet në bujqësi për vitin 2022”, tha Peci.