Arbëri

Zbërthehen arsyet e lidhjes së kartelit më famëkeq meksikan me mafian shqiptare

Ismael Zambada García
 

“Karteli ‘Sinaloa’, aleat me mafian shqiptare”. Kështu e nisi shkrimin e saj faqja meksikane e ‘El Universal’, në të cilin ka analizuar se përse karteli numër një në trafikun e kokainës në botë, ka shtrirë rrjetin e tij në vendet e Evropës Lindore dhe se përse ka zgjedhur pikërisht mafian shqiptare për bashkëpunim.

Autoritet e inteligjencës meksikane kanë zbuluar se drejtuesi i një fraksioni të kartelit të “Sinaloas”, Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, është aleat me mafian shqiptare. Për informacionin që ndihmon në kapjen e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës madje kanë ofruar 15 milionë dollarë. Ky personazh, sipas shkrimit të “El Universal”, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.