Arbëri

Rama për sulmet kibernetike: Donin të shkatërronin gjithçka, por nuk ia arritën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë janë të vazhdueshme dhe prej shumë vitesh.

Rama gjatë një bashkëbisedimi në Facebook ka thënë se ky është një agresion luftarak, ndonëse siç ka thënë, sulmi nuk e ka arritur qëllimin.

“Është një shqetësim i madh, kemi sulme të vazhdueshme prej shumë vitesh, por të një shkalle të ulët. Ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe sistemeve dixhitale. Agresion i egër me një qëllim të qartë, zhdukjen e të dhënave, duke lënë një tokë të djegur nga pas, ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur dhe zotërojnë edhe njohurinë më të madhe sot, si Microsoft. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta se shkalla e agresivitetit”, ka thënë Rama.