Arbëri

Caktohen koordinatorë për veprat penale kundër integritetit seksual

Caktohen koordinatorë për veprat penale kundër integritetit seksual, gjykatat

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur të martën se me kërkesë të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit, Besim Kelmendi, kryeprokurorët e të gjitha prokurorive të vendit kanë caktuar koordinatorët për veprat penale kundër integritetit seksual.

Sipas njoftimit, gjithashtu koordinator përgjegjës për të gjitha prokuroritë është caktuar një prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Qëllimi i caktimit të koordinatorëve është që këto raste të trajtohen me prioritet të shtuar gjatë punës së institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe rrjedhimisht të koordinohet puna për trajtimin sa me efikas të këtyre rasteve në të gjitha fazat e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

Vendimi wshtw marrw pas raportimeve të shumta për ngacmime dhe sulme seksuale në Kosovë, derisa në shumë prej rasteve viktima janë të miturit.