Arbëri

Temperaturat deri në 29 gradë këtë javë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar të hënën, se kjo javë parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 e 13 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 21 e 29 gradë.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftim.