Arbëri

Baçeviqi dënohet me pesë vjet burgim për krime lufte në Bellopojë të Pejës

 

I akuzuari Svetomir Baçeviq është shpallur fajtor për krime lufte gjatë vitit 1998 në Bellopojë të Pejës dhe është dënuar me pesë vjet burgim.

Ai është fajtor sepse në periudhën kohore korrik-gusht të vitit 1998 në fshatin Bellopojë të Pejës në kohën e luftës në Kosovë kishte marrë peng të dëmtuarën Tigje Kadriaj në atë mënyrë që ditën e incidentit i armatosur shkoi në shtëpi të fqinjëve të tij të dëmtuarve Rexhep e Tigje Kadriaj, që të dy rreth moshës 60 vjeçare, me ç’rast fillimisht gjuan me armë automatike në drejtim të kulmit të shtëpisë dhe dritareve të cilat i dëmton pastaj hyn në shtëpi me pretekstin se po kontrollonte për njerëz të tjerë, më pastaj i nxjerr në oborr të dëmtuarit duke i urdhëruar që disa herë të ulen e të ngritën në këmbë.