Arbëri

ATK-ja shënon rritje të të hyrave për 22 për qind në muajin gusht

88.5 milionë euro më shumë të hyra në Administratën Tatimore të Kosovës, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë regjistruar sivjet, ka njoftuar të hënën ATK-ja.

Kjo rritje nëse përkthehet në përqindje, i bie se në gusht të vitit 2022, të hyrat në këtë administratë janë rritur për 22.2 për qind.

“Trendi i mirë i inkasimit të të hyrave në ATK, ka vazhduar ta karakterizojë edhe muajin gusht, i cili ka shkuar përtej planifikimeve të bëra, kështu duke u realizuar 33.4 milion euro më shumë se plani ose 7.4%. Përderisa kjo performancë ngrit të hyrat e përgjithshme në 487.2 milion euro, që nëse ngrehim paralele krahasimi me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar, shohim se kemi rritje për 88.5 milion euro apo 22.2%”, thuhet në njoftimin e ATK-së të hënën.

ATK-ja ka njoftuar se do të vazhdojë të punojë për mbushjen e arkës së shtetit nga inkasomi i tatimeve të bizneseve.