Arbëri

Mot i vranët dhe me shi të martën në Kosovë

Ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) të martën.

Si rrjedhojë edhe të martën pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. Sipas IHK-së, mund të ketë edhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 e 15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 e 28 gradë celsius. Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.