Arbëri

Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

ramush haradinaj, freedom house, raporti, krim i organizuar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për bashkëbisedim lidhur me takimet e fundit që janë zhvilluar në Bruksel.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se çështja e dialogut për njohje gjithmonë ka qenë çështje mbipartiake dhe se për tema të interesit nacional nuk ka qeveri dhe opozitë.

“Megjithëse nuk mund ta lë pa e përmendur se Aleancën si parti, por edhe opozitën në tërësi, kryeministri Kurti këtë herë i kishte përjashtuar nga çfarëdo konsultimi, apo edhe më keq, informimi, lidhur me atë se çfarë ka ndodhur në Bruksel”, ka shkruar ai.

Kurti ka ftuar liderët e opozitës për takim të martën.