Arbëri

BSPK-ja u kërkon edhe kopshteve të mos kujdesen për fëmijët

Të enjten do të nisë greva e përgjithshme e thirrur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Nga kjo grevë do të preken edhe fëmijët prej moshës 1 deri në 6 vjet, pasi në grevë do të jenë edhe kopshtet.

BSPK-ja më 17 gusht kishte vendosur për grevën e përgjithshme, ndërsa ka thënë se greva do të vazhdohet derisa Qeveria e Kosovës nuk i realizon kërkesat e tyre.

Grevës i janë bashkuar të gjitha sindikatat, përfshirë edhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë (SBASHK).

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj kishte thënë se “fajtori i vetëm për mbylljen e çerdheve e administratës është Qeveria Kurti”.