Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se gjatë së martës do të mbajë mot i freskët, me rënie të lehtë të temperaturave.
Në pjesën e parë të ditës pritet të ketë rreze dielli, e pasdite reshje shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15 gradë celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 23 dhe 25 gradë.
“Kjo situatë meteorologjike do të ndikojë pozitivisht në kushtet biometeorologjike, hidrologjike dhe atyre agrometeorologjike, meqë mungesa e reshjeve është prezente kohëve të fundit”, thuhet në njoftim.