Arbëri

Sveçla: Vuçiqi gënjeu sot se Policia nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e KFOR-it

Xhelal Sfecla Xhelal Sfeqla
 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka gënjyer në konferencën e sotme lidhur me Policinë e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter, ka thënë se një zotim nga e kaluara se Forca e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht.