Arbëri

Prokuroria Speciale ka nisur hetime preliminare ndaj ambasadorit Berishaj për pastrim parash

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Mosdeklarimi apo deklarimi i rrejshëm i pasurisë nuk është pista e vetme e Prokurorisë në hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Agjencia Kundër Korrupsionit disa ditë me parë ka dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit një kallëzim penal që trajton vetëm çështjen e deklarimit të pasurisë, por burime të ndryshme i kanë thënë televizionit që një hetim tjetër preliminar në lidhje me këtë rast nga po ky institucion ka nisur muaj më parë dhe së hetuesia po punon në disa pista, në drejtim të zbardhjes së këtij rasti.