Arbëri

Një i vdekur e 519 raste të reja me COVID-19 të premten

Foto: KOHA
 

Një person ka vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID-19, ka bërë të ditur të premten Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 519 raste të reja me koronavirus, nga testimi i 1.921 të dyshuarve si të infektuar.