Arbëri

Në veri shfaqet grafit me një porosi për serbët

Foto: REL
 

Në Mitrovicën e veriut, të enjten në mëngjes, kur në Bruksel zhvillohet dialogu i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u shfaq grafiti me porosinë “Mos u shqetëso! Ne jemi këtu! Ne po presim!".

Grafiti është nënshkruar nga "Brigada e Veriut", me një logo në të cilën mund të shihet edhe një kryq me katër 'S', që është simboli kombëtar serb, i cili gjendet edhe në flamurin e Serbisë.