Arbëri

BE-ja zbulon agjendën e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel

Dialogu
 

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimit të 18 gushtit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku të pranishëm do të jenë përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe ai special, Miroslav Lajçak.

Takimi i nivelit të lartë do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.