1 perditesime
20:58

Kurti flet për dialogun me këshilltarin në DASH: Më përcolli përshëndetjet e Blinkenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me këshilltarin në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Sipas njoftimit të Kurtit, Chollet i ka përcjell Kurtit përshëndetjet e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin janë takuar gjatë muajit të kaluar.

Bisedën me Chollet, ku kanë folur për dialogun me Serbinë, Kurti e ka cilësuar “të frytshme”.

Telefonatë e frytshme me Derek Chollet, për shumë çështje, përfshirë dialogun me Serbinë, duke theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në DC muajin e kaluar”, ka shkruar Kurti.

 

20:08

Kurti bisedon me Peachin: Diskutuam nevojën për marrëveshjen e përqendruar në njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për bisedën telefonike të zhvilluar të martën me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Kurti ka treguar se në këtë bisedë është diskutuar nevoja për një marrëveshje të përqendruar në njohje të ndërsjellë.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

 

Kjo bisedë midis Kurtit dhe Peach është zhvilluar dy ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel.