Dy persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, si pasojë e prekjes nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se edhe 712 raste të reja pozitive janë regjistruar nga gjithsej 1.952 testime të kryera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë të njëjtën periudhë kohore janë shëruar edhe 551 të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 315.542.
Me këtë rast është rritur edhe numri i rasteve aktive, i cili ka shkuar në 3.490.
Sipas njoftimit të ministrisë, 21 persona të infektuar janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3.