Arbëri

Vuçiq bisedon me këshilltarin e Blinkenit, tema e vetme dialogu Kosovë – Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar bisedë telefonike me këshilltarin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Derek Cholletin.

Siç ka njoftuar Presidenca e Serbisë temë e diskutimit ka qenë takimi i radhës në Bruksel mes Vuçiqit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“E vetmja temë e bisedës telefonike ishte takimi i ardhshëm në Bruksel në kuadër të dialogut Beograd – Prishtinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Chollet, si përfaqësues i administratës amerikane, insistoi në nevojën e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, të cilën SHBA-ja do ta mbështesë nga ana e saj. Presidenti Vuçiq tha se askush nuk duhet të dyshojë në përkushtimin e sinqertë të Serbisë ndaj politikës se paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.

Siç raporton presidenca e Serbisë, Vuçiq i ka thënë Cholletit që pret nga SHBA-ja dhe partnerët perëndimore që ta inkurajojnë “Prishtinën që t’i qaset dialogut dhe obligimeve që dalin nga dialogu me seriozitet e përgjegjësi”.