Arbëri

Sveçla: Qytetarët serbë të Kosovës nuk janë palë e dorës së tretë

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të shtunën ka zhvilluar takime me qytetarët e komunave veriore.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i ka siguruar qytetarët atje se është në shërbim të secilit qytetar dhe së bashku me akterët institucional do të jenë afër tyre pavarësisht përkatësisë etnike dhe politike.