Arbëri

Azemi: Mungesa e punëtorëve në Kosovë po shtyn kompanitë private të punësojnë edhe pensionistë

 

Shumë punëtorë të moshës 20 deri 40 vjeç po largohen nga Kosova, për shkak të kushteve dhe pagës së ulët që ofrohet në vend. Në mungesë të tyre, kompanitë detyrohen të punësojnë edhe pensionistë, raporton KosovaPress. 

Mungesa e punëtorëve ka filluar të vërehet pothuajse në të gjithë sektorët. Kjo pasi të rinjtë çdo ditë po migrojnë drejt vendeve evropiane, por gjatë sezonit të verës edhe po punojnë në vendet bregedetare.