Arbëri

Një foshnjë po trajtohet nga COVID-19 në Neonatologji

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të premten se 52 pacientë me COVID-19 janë në trajtim në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Në mesin e tyre është edhe një foshnjë.

Raporti i datës 13 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 19 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje, Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste, Spitali i Gjakovës, 8 pacientë, Spitali i Prizrenit, 3 pacientë, Spitali i Pejës, 9 pacientë dhe Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.