Arbëri

Propozohet dyfishim i çmimit të rrymës

KEDS, rryma, faturat, KESCO
 

Dyfishim i vlerës së tarifave të rrymës është propozuar nga furnizuesi me rrymë, KESCO, në kërkesën e bërë te Zyra e Rregullatorit të Energjisë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave.

Të premten, ZRRE-ja ka publikuar propozimin e KESCO-s, për të cilin pritet të vendoset brenda dy javësh, siç ka mësuar KOHA. KESCO ka arsyetuar kërkesën e vet me mosdisbursimin e subvencioneve të premtuara nga Qeveria dhe me rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.