Arbëri

Peci: Deklarata e Kurtit për shaminë, për vota dhe asgjë tjetër

 

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se kryeministri Albin Kurti deklaratën që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë fetare për vajzat mbi 16 vjet e ka dhënë vetëm për vota.

Të premten, Kurti u shpreh se “nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve tjera fetare në jetën publike të qytetarëve” duke shtuar se si prag për këtë e sheh moshën 16-vjeçare. Përgjigja e tij erdhi pas një fushate të madhe që ka nisur javëve të fundit në rrjete sociale me kërkesën që në shkolla të lejohet bartja e shamisë.